Vullkani Fuego në Guatemalës ka hyrë dje në një fazë të re shpërthimi, i shoqëruar me shpërthime të vogla.
Deri më tani autoritetet nuk kanë urdhëruar evakuimin e popullsisë.
Shpërthimi i vitit 2018 i këtij vullkani, i cili është një nga më aktivët në Amerikën Qendrore shkaktoi vdekjen e 215 personave.
Një deklaratë Instituti Kombëtar i Vullkanologjisë (Insivumeh) në Guatemalë u shpreh se vullkani Fuego tregoi një rritje të aktivitetit të tij, i cili gjatë minutave të fundit hyri në një fazë shpërthyese .
Sipas Institutit që nga momenti kur ka hyrë në këtë fazë, vullkani Fuego, i cili arrin 3763 metra lartësi dhe ndodhet 35 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit të Guatemalës, ka shkaktuar shpërthime të vazhdueshme të vogla, të moderuara dhe të forta.
Gjithashtu është formuar një “jet” llave që i kalon 500 metra lartësi nga krateri i vullkanit, ndërsa një kolonë hiri vullkanik ngrihet në qiell në një distancë prej më shumë se një kilometër nga maja e vullkanit.
AHORA | Emiten Alerta Amarilla por intensa actividad en Volcán de Fuego de #Guetemala. (10.12.2022). #Massive #Eruption #Volcano #Gunung #zabedrosky Mantenga sus precauciones.
Cortesía: @Lorenalien_ ✓pic.twitter.com/yK1hIWrjsO
— ⚠️Alerta Climáticaᵘᶠᵒ (@deZabedrosky) December 11, 2022
Sipas një përfaqësuesi të agjencisë kombëtare koordinuese për fatkeqësitë natyrore CONRED, Rodolfo Garcia deri më tani asnjë banorë nuk është evakuuar nga komunitetet pranë vullkanit.
Guatemala ka dy vullkane të tjerë aktive: Santiagoguito, në pjesën perëndimore dhe Pacaya e cila ndodhet 20 kilometra në jug të kryeqytetit.