Drejtoria e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë së Tiranës ka rikujtuar bizneset se sot 20 Prilli është afati i fundit për pagesën e këstit të parë (ku paguhet 50% e vlerës), të taksës së pasurisë së paluajtshme.
Në të kundërt pas këtij afati bizneset penalizohet do të penalizohen me kamatëvonesa dhe gjoba.
Afatet për pagesën e detyrimit të taksës së ndërtesës për pronat me qëllim tregtar ka mbetur I pandryshuar. Pra brenda datës 20 Prill paguhet 50% e vlerës, ndërsa brenda 30 Qershorit është afati për pagimin e 50% të vlerës së mbetur të detyrimit.
Ndërsa për tarifat dhe taksat që kanë bizneset afati për pagesën nuk është me 20 Prilli, por është brenda 31 Maji. Ndryshimet u miratuan në muajin korrik 2025 me vendim të Këshillit Bashkiak.
Më herët Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore kujtoi se në muajin shkurt nis procesi i përllogaritjes së detyrimeve vendore për çdo biznes dhe për pronarët që përdorin pronat e tyre për qëllime tregtare, përfshirë taksën e ndërtesës dhe tarifat vendore përkatëse.
Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore u kërkoi bizneseve dhe pronarët e pronave tregtare që, përpara rillogaritjes së detyrimeve, të përditësojnë të dhënat e tyre në rast se gjatë vitit 2025 kanë pasur ndryshime, si p.sh. në xhiron vjetore, vendndodhjen e biznesit apo sipërfaqen e pronës së përdorur për qëllime tregtare.
Kjo përbënte një mundësi për përditësimin e të dhënave në rast të ndryshimeve të tyre, duke garantuar saktësi në llogaritjen e detyrimeve.
Procedura për vetëdeklarimin e të dhënave të përditësuara mbeti e njëjtë, përmes formularit të vetëdeklarimit që tashmë u është dërguar tashmë taksapaguesve në profilin e tyre në portalin e-Albania, te rubrika “Dokumentat e mia”.
Plotësimi i këtij formulari mundësoi përditësimin e të dhënave reale, me qëllim shmangien e pasaktësive në llogaritjen e detyrimeve vendore./ Monitor









