Temperaturat e ftohta dhe bora vazhdojnë të godasin Britaninë e Madhe. Deri më tani janë shënuar 3 të vdekur.
Më herët nga mediat britanike u bë e ditur se tre nga fëmijët që ranë në liqenin e ngrirë të Solihull-it kanë vdekur.
Bëhet fjalë për fëmijë të moshës 8, 10 dhe 11 vjeç . Një fëmijë i katërt 6 vjeç është ende i shtruar në spital dhe po lufton për jetën.
Kujtohet se katër fëmijët janë nxjerrë nga ujërat e akullta mesditën e së dielës dhe janë dërguar në spital në gjendje kritike për jetën.
Në të njëjtën kohë, rreziku i vdekjeve të reja po rritet, ndërsa shërbimet janë paralizuar, shkollat janë mbyllur dhe rrugët e transportit janë anuluar ndërsa fluturimet janë pezulluar.