Hetuesit belgë kontrolluan zyrat në Parlamentin Europian në Bruksel, në një hetim për ryshfet të dyshuar nga Katari.
Ishte kontrolli i 20-të i kryer në Belgjikë që nga e premtja dhe presidentja e parlamentit, Roberta Metsola, paralajmëroi eurodeputetët se “demokracia është nën sulm”.
Policia belge ka arrestuar katër persona, mes tyre edhe zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian Eva Kaili, një eurodeputete greke. Katari ka mohuar çdo keqbërje. Eurodeputetët do të debatojnë për skandalin të martën.
Prokurorët belgë thanë se rreth 600,000 euro u gjetën në shtëpinë e një të dyshuari, 150,000 euro në banesën e një eurodeputeti dhe disa qindra mijëra euro në një valixhe në një dhomë hoteli në Bruksel. Janë marrë edhe kompjuterë dhe celularë.