-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk ia bënte syri tërr për policinë, çfarë ndodhte brenda lokalit të Vis Martinajt?

Kryesoret

Në kohën e pandemisë gjithçka ishte e mbyllur në Shqipëri, por jo për të gjithë.

Eduart Lamaj, i dënuar përjetë nga gjykata për vrasjen e Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës, miq të Ervis Martinajt tregoi se “mbreti” i basteve ishte i paprekshëm në kohën e pandemisë.

E ndërsa mohoi që të ishte paguar për të eliminuar dy miqtë e biznesmenit, i pyetur se kur e kishte parë për herë të fundit Ervis Martianjn, ai tregon se çfarë ndodhte në Laç.

Të gjithë lokalet ishin mbyllur. Ishte i vetmi i atij (Ervis Martinajt) ishte hapur në kohën e virusit. Nuk mund të mbante dikush lokal hapur në kohën e virusit. Vetëm i tij.

Unë Ervisin e kam njohur si qytetar të Laçit, sikur e njeh gjysma e Laçit, pasi ka ndenjur dhe ka qëndruar në Laç.

Pse i vrave shokët e “mbretit”? Flet killeri: Biseda ime e fundit me Ervis Martinajn

Nuk kam pasur asnjëherë konflikte as me Ervisin, as familjen dhe as shokët e tij. As me Bujar Likën nuk kam pasur konflikt.

Një javë para ngjarjes isha te lokali i Ervis Martinajt, te “Arbëria” i kam përshëndetur, më kanë përshëndetur.

Nuk kam pasur fare lidhje. Komunikime, lidhje të ngushtë nuk kemi pasur, por njohje. Unë i kam çuar haber familjes, i kam bërë be familjes, t’i laj në çdo mënyrë dhe nuk më kanë pranuar” tha ai.

Dëshmia nga burgu: Ervis Martinaj ulur në kafe me gjyqtarin dhe prokurorin

Po a ka pasur kontakt me Ervis Martinajn pas ngjarjes që i vrau mikun? “I kemi çuar fjalë, deri diku e kanë pranuar fjalën, por jo benë, që doja të bëja.

Unë kërkoja që ta dinin dy familjet që nuk kam shkuar për atë punë atje, për të vrarë ata të dy” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit