37-vjeçari Enkel Kërtalli është ekstraduar nga Spanja në Shqipëri. Drejtësia shqiptare e kishte shpallur prej kohësh në kërkim për tentativë vrasje.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin e datës 22.09.2017, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Enkel Kërtalli në gusht 2017 në Shijak në bashkëpunim me shtetasin M. B., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga Dashamir Gjoka. Biznesmenin e shpëtoi makina e blinduar.
Kërtalli tashmë i është dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.