Policia ka sekuestruar hotel “Diella” në Lezhë, pasi ishte me dokumente të falsifikuara dhe është ndërtuar në zonë të mbrojtur.
Nga hetimi, ka rezultuar se janë përfituar rreth 755 metra katror tokë e cila rezulton në emër të Ndue Pal Lloshit, pasi punonjësit e administratës kanë favorizuar regjistrimin e pasurive te paluajtshme.
“Ne cilesine proves materiale eshte sekuestruar dokumentacioni qe ndodhet ne dosjen e lejes se ndertimit te dhene ne baze te vendimit n 30, dt 07.04.201, te Keshillit te Rregullimit te Territorit, Qarku Lezhe per ndertimin e objektit “Godine sherbimi 2kt per sherbim ekoturistik, hotel restorant Diella. Nga keto akte rezulton se kjo leje ndertimi eshte dhene ne kundershtim me ligjin pasi toka ku eshte ndertuar eshte toke shtet dhe ne zone te mbrojtur marredhenje me trualin , i cili bie mbi pasurine 163/3 me pronar te pavertetuar(shtet). Nga ana e kallezuesit Ardian Mlika eshte kallezuar se ne pasurine me nr 163/3 nga ana e shtetases Diella Loshi po kryhen punime te ndryshme si mbushje, hedhje te materialeve inerte ne ujrat siperfaqesore te lagunes me qellim per te zgjeruar aktivitetin e saj.” ka njoftuar prokuroria.