Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës këtë të martë. Ai u kap duke vjedhur kabull në bodrumin e një hoteli në lagjen nr. 18.
Më herët në bulevardin “Republika”, në Korçë, ai ka vjedhur një shumë të vogël parash, në një objekt kulti (kishë).
“Po nga këta specialistë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Sh., 29 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur në lagjen nr. 18, Korçë, në bodrumin e e një hoteli, disa metra kabllo elektrike. Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se 29-vjeçari, më datë 15.11.2022, në bulevardin “Republika”, në Korçë, ka vjedhur një shumë të vogël parash, në një objekt kulti (kishë), ” ka njoftuar policia.
Po ashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi ka dalë jashtë banesës së tij, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.