Petrit Caka është 49-vjeçari i cili u gjet i vrarë mëngjesin e djeshëm në banesën e tij në Itali.
Caka u vra brenda banesës së tij në Rocca Priora, në Via Sassone.
Alarmi është dhënë nga familja e viktimës rreth orës 11.00 të mëngjesit të djeshëm.
Viktima, babai i tre fëmijëve ishte i njohur dhe i respektuar në lagjen ku banonte. Shqiptari u pa në supermarket pak minuta para se të vritej.
Hetuesit dyshojnë se viktima është rrahur për vdekje nga dikush dhe më pas është goditur disa herë në fytyrë me një armë prerëse, një thikë ose një hanxhar. Kush e vrau më pas u arratis.
Nga sa mësohet, 49-vjeçari kishte shoqëruar fëmijët e tij në shkollë mëngjesin e djeshëm. Gruaja e tij shkoi të punonte si punëtore shtëpiake. Pas kthimit në shtëpi, ajo gjeti të shoqin duke vdekur. Nuk përjashtohet pista që ai të jetë vrarë për ndonjë borxh.
Mediat bëjnë me dije se shqiptari frekuentonte kazinotë. Prandaj nuk përjashtohet mundësia që të jetë vrarë për ndonjë borxh.
Horror në Itali, masakrohet me hanxhar shqiptari në shtëpinë e tij