Autoriteti i Sjelljes Financiare dhe Mbikëqyrjes në Danimarkë njoftoi ditën e sotme se banka më e madhe në vend, Danske Bank do të paguajë një gjobë prej 470 milionë euro.
Gjobë e cila pritet t’i japë fund ndjekjes penale për një skandal masiv të pastrimit të parave që përfshin filialin e saj estonez.
Gjoba, e shpallur një ditë pasi çështja amerikane u zgjidh për 2 miliardë dollarë, “është më e madhja e vendosur ndonjëherë në Danimarkë në fushën e pastrimit të parave”, zbuloi
Sipas prokurorit, Jens-Christian Bülow kjo gjobë është vendosur një ditë pasi çështja amerikane u zgjidh për 2 miliardë dollarë.
Kjo gjobë gjithashtu është gjoba më e madhe e vendosur ndonjëherë në Danimarkë në fushën e pastrimit të parave.
“Është jashtëzakonisht serioze që një bankë nuk ka qeverisje korporative dhe kontrolle të brendshme të nevojshme në fushën e pastrimit të parave dhe nuk reagon saktë dhe shpejt ndaj paralajmërimeve për një pastrim të mundshëm parash”, nënvizoi ai.
Përveç gjobës, shteti danez sekuestroi 168 milionë euro fitime nga transaksionet në degën e tij tashmë të mbyllur estoneze, si dhe ato në vendet e tjera baltike dhe degën e tij ruse.
Në Shtetet e Bashkuara, Danske Bank u deklarua fajtor dhe ra dakord të martën të paguante 2 miliardë dollarë për të zgjidhur hetimet për mashtrimin kundër bankave amerikane.
Kjo shumë u bë e ditur në fund të muajit tetor gjatë publikimit të rezultateve të tremujorit të tretë.