-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Harta dhe operacioni! Detaje të reja nga mbytja e gomones në Angli

Kryesoret

Me zemrën e ngrirë të gjithë i kanë sytë nga mediat dhe autoritetet britanike për të mësuar për fatin e gomones me 30 deri në 50 persona që kishte në bord dhe që u mbyt në orët e para të ditës së sotme. Gomonia ishte nisur nga Franca drejt Anglisë.

BBC shkruan se dyshon për viktima, por autoritetet britanike ende nuk kanë konfirmuar asgjë. Zyrtarisht nuk dihet nëse ka viktima dhe të kujt kombësie janë. Gomonia është mbytur rreth orës 04:30 në brigjet e Kentit, pranë Dungeness.

Një operacion i gjerë shpëtimi është duke u zhvilluar mes Francës dhe Britanisë. Një vit më parë në kanalin që lidh Francën me Anglinë ndodhi një tragjedi me 27 të vdekur dhe pesë të tjerë të zhdukur kur një gomone u mbyt.

Ngjarja e rëndë vjen një ditë pasi kryeministri britanik Rishi Sunak njoftoi planet për të shtrënguar rregullat e azilit. Në vitin e fundit janë të shumtë shqiptarët që kanë arritur në Britani përmes gomoneve.

Fundoset gomonia me emigrantë në Angli

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit