Uji po tërhiqet nga Lezha duke përmirësuar ndjeshëm situatën. Sipas njoftimit të Emergjencave Civile aktualisht në gjithë qarkun raportohen për 80 hektarë tokë, të cilat janë ende të përmbytura.
Njoftimi për qarkun:
Në ish kënetën Torovicës ka rreth 50 ha nen ujë , hidrovori Shllinza kuota -0.8m në zonën e Laçit ish kënetën e Gjormit ka rreth 30 ha te permbytura.
Total Qarku ka 80 ha tokë të përmbytura. Hidrovori Balldrenit punon në kuotë -2 m,kurse hidrovorët e tjerë si ai I Tales, Gocajve, Gryke Zezës, Ishull Shëngjinit, Drojës, punojnë nën kuotat kritike.
Kuota lumenjve Drin, Gjader e Mat, normale. Raportime për problematika të tjera deri në këto momente nuk kemi. Strukturat e MC të bashkive të qarkut vazhdojnë punën për riparimet e mundshme.