Është gjetur i pajetë në moshën 40-vjeçare DJ i njohur, Stephen ‘tWitch’ Boss’.
Publiku është njohur me të gjatë emisionit të gazetares Ellen Degenres, ku ishte pjesë prej disa vitesh.
Mediat e huaja bëjnë me dije se dyshohet se 40-vjeçari ka vrarë veten me armë, por ende nuk dihen shumë detaje.
Pasi është larguar nga banesa, ka qenë Bashkëshortja e tij ka qenë ajo e cila ka njoftuar policinë pasi është shqetësuar sepse 40-vjeçari po vononte të kthehej në banesë pasi ishte larguar nga shtëpia.
Policia më pas mori një telefonatë ku u tha se Boss ishte gjetur i vdekur në një dhomë hoteli në LA nga një plagë e shkaktuar me armë zjarri.
Çifti festoi përvjetorin e 9 të martesës vetëm një ditë para tragjedisë.