Sulmuesi holandez, Memphis Depay vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij, edhe pse te Barcelona ia k bërë të qartë që nuk do ta mbajë më gjatë.
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez i ka bërë të ditur se ai duhet të gjej një klub të ri në janar.
Mirëpo dëshira e lojtarit është të qëndrojë në Camp Nou së paku deri në afatin kalimtar veror deri në momentin që do të jetë pa ekip.
Roma mbetet favoriti i madh për të nënshkruar me Depayn, edhe pse kërkesat e sulmuesit për një pagë prej 7 milionë euro po konsiderohet e lartë nga Giallorosët.
Gjiganti italian mund t’ia përmbushë këto kërkesa holandezit vetëm nëse do ta merrnin atë si futbollist të lirë në verën e vitit 2023.
Nga ana tjetër Mundo Deportivo ka raportuar se lojtari do të qëndrojë në Camp Nou deri në verë, për tu larguar pastaj si futbollist i lirë e ku mund të marrë një kontratë më të mirë financiare.
Gjithsesi edhe në rast se lojtari do të mbetet te Barça, hapësirat e tij do të jenë shumë të vogla, pasi Xavi para tij preferon sulmuesit si Robert Lewandowski, Ansu Fati, Ousmane Dembele, Raphinha e Ferran Torres.