Policia spanjolle ka arrestuar një çift shqiptar të cilët kultivonin kanabis në banesë.
Plantacioni ishte ngritur brenda shtëpisë së tyre dhe deri më tani dyshohet se bashkëpunonin me teknikët e kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike ENDESA, me qëllim lokalizimin e pikave të kyçjes ilegale, për të mundësuar rritjen dhe ujitjen e bimëve narkotike.
Mediat e huaja raportojnë se konsumi që ata bënin ishte sa pothuaj më atë të 10 banesave. Risi në aspektin energjetik është se për një pjesë e madhe e instalimit përdorën drita led.
Dy të arrestuarit, të cilët akuzohen për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike dhe mashtrimit të lëngjeve elektrike, pritet të dalin para gjykatës së Vendrellit.