-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këta janë nënë e bir që morën peng, dhunuan dhe dogjën borxhliun në Tiranë

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga dosja që policia arriti që zbulonte autorët e vrasjes së Menduh Shaban Kurt-Dedës 5 vite më parë në Tiranë. Sipas policisë nënë e bir, Marjeta Karaj e arrestuar dhe djali në kërkim Besmiri organizuan pengmarrjen e 61-vjeçarit, e dhunuan dhe më pas e dogjën për një borxh të pashlyer, 1 milion lekë. Bashkëpunëtor në krim ka qenë edhe Gazmir Ngota që është arrestuar.

Por si ndodhi vrasja?
Tre personat, dy të arrestuarit dhe i treti në kërkim, sipas policisë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë në telefon në zonën e Xhamllikut,  Menduh Kurt–Dedën, i cili fshihej prej kohësh, si pasojë e një borxhi të pashlyer.

“Nuk di gjë”! Rrumbullaku i preu biletën, drejtori i Tiranës i çon një “lutje” të fundit

Më pas e kanë marrë me forcë në automjet dhe kanë shkuar në zonën e Alliasit, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij. Më pas, Besmir Karaj dhe Gazmir Ngota sipas policisë e kanë transportuar në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, “ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur atë me lëndë djegëse” thotë policia.

Në 2017 u gjet i vdekur në Tiranë! Zbardhet vrasja e bujshme: Kush e rrëmbeu dhe e dogji?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit