-sidi education-spot_img
30.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Klosi: PS miraton planin e zgjedhjeve, fokus te gratë dhe të rinjtë

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka konfirmuar se në Asamblenë e Partisë Socialiste janë miratuar disa vendime të rëndësishme pas analizës së thelluar të situatës në qarqet e vendit.

Në një deklaratë për mediat, Klosi theksoi se plani i punës deri në 30 qershor u miratua dhe përfshin zgjedhjet brenda partisë, forcimin e organizatave dhe rritjen e përfaqësimit të grave dhe të rinjve në strukturat e PS-së.

“U miratuan disa vendime të rëndësishme pas analizës së detajuar të çdo qarku, ku u evidentuan problematikat. Miratuan edhe planin e punës deri në 30 qershor. Puna e organizatave, anëtarësime të reja, çdo organizatë e PS-së duhet të sjellë 4 shtime të reja, me theks tek gratë dhe të rinjtë. Në Tiranë duhet të kemi një strukturë më të organizuar, duke kuptuar që gjithmonë e më shumë rritet dhe ka numrin më të madh të votave socialiste,” tha Klosi. Ai theksoi gjithashtu se PS synon fitore në të gjitha bashkitë, duke theksuar se nuk kanë asnjë bashki ku nuk kanë ambicie për të fituar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit