Real Madrid ka njoftuar ditën e sotme se ka nënshkruar një marrëveshje me 16-vjeçarin brazilian, Endrick i cili do t’i bashkohet ekipit në vitin 2024
Ai nga sot është zyrtarisht lojtar i Real Madridit.
Sulmuesi brazilian i cili ra në sy me fanellën e Palmeiras ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2030 por për shkak të moshës ai do t’i bashkohet Real Madridit në verën e vitit 2024.
Deri atëherë, ai do të vazhdojë të luajë në formë huazimi te Palmeiras.
Skuadra braziliane ra dakord me Realin për transferimin në vlerën 72 milionë euro.
Ai do të marrë 35 milionë euro njëherësh, ndërsa 25 milionë euro si bonus.
Krahas kësaj, Reali do të paguajë edhe taksën e cila arrin në 12 milionë euro.
Comunicado Oficial: Endrick.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) December 15, 2022