Një biznesmen është paraqitur sot në policinë e Tiranës për të denoncuar vjedhjen e një shume parash.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 2 është paraqitur A. S., 36 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën “Vaso Pasha”, në biznesin që administron, i kanë vjedhur një shumë të papërcaktuar parash” njofton policia.
Policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.