Bashkëshorti i ish- zëvendëspresidentes së Parlamentit Evropian, Eva Kaili e cila u arrestua për korrupsion, Francesco Giorgi, ka folur para hetuesve duke treguar dataje nga skandali i Katar-Gate.
Sipas gazetës belge Le Soir Giorgi ka zbuluar se ai ishte pjesë e një organizate të kontrolluar nga Maroku dhe Katari për të ndërhyrë dhe ndikuar në çështjet evropiane.
Pasi kërkoi falje, Giorgi ka konfirmuar se ish-deputeti italian, Antonio Panzeri, ishte “truri” i kësaj organizate.
Siç raporton gazeta italiane La Repubblica, ai u ka kërkuar më pas gjyqtarëve që të lirojnë eurodeputeten greke Eva Kaili.
“I bëra të gjitha për para që nuk më duheshin”, ishin fjalët që citon kjo gazetë duke konfirmuar në këtë mënyrë përfshirjen e tij në Katar-Gate . Ai ka rrëfyer edhe për rolin e tij në këtë organizatë ku shpjegon se detyra e tij ishte të menaxhonte paratë.