-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Katar-Gate”, flet burri i eurodeputes që u arrestua: Unë i menaxhoja paratë

Kryesoret

Bashkëshorti i ish- zëvendëspresidentes së Parlamentit Evropian, Eva Kaili e cila u arrestua për korrupsion, Francesco Giorgi, ka folur para hetuesve duke treguar dataje nga skandali i Katar-Gate.

Sipas gazetës belge Le Soir Giorgi ka zbuluar se ai ishte pjesë e një organizate të kontrolluar nga Maroku dhe Katari për të ndërhyrë dhe ndikuar në çështjet evropiane.

Pasi kërkoi falje, Giorgi ka konfirmuar se ish-deputeti italian, Antonio Panzeri, ishte “truri” i  kësaj organizate.

Siç raporton gazeta italiane La Repubblica, ai u ka kërkuar më pas gjyqtarëve që të lirojnë eurodeputeten greke Eva Kaili.

I bëra të gjitha për para që nuk më duheshin”, ishin fjalët  që citon kjo gazetë duke konfirmuar në këtë mënyrë përfshirjen e tij në Katar-Gate . Ai ka rrëfyer edhe për rolin e tij në këtë organizatë ku shpjegon se detyra e tij ishte të menaxhonte paratë.

Ai dha edhe dy emra të tjerë se kanë marrë para nga kreu i kësaj organizate  si eurodeputeti italian, Andrea Cozzolino dhe eurodeputeti belg Mark Tarabella shtëpia e të cilit u kontrollua të shtunën e kaluar në prania e presidentes së  Parlamenti Evropian, Roberta Metsola, siç edhe  kërkohet nga ligji belg.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit