Banorët përplasen me policinë: Duan të na marrin pronën, po na nxjerrin 3 vite pas tërmetit
Njëri nga banorët e pallatit në lagjen nr. 4, në rrugën Myslym Keta, i cili është urdhëruar nga bashkia të shembet, ka treguar se u janë prerë drita në mes të natës.
Banori në fjalë tha për mediat se nga ora 1 e 30 e natës, iu kanë ikur drita dhe kur u zgjuan në mëngjes panë që rruga ishte e ndriçuar dhe linja e tyre ishte prerë.
Ai shtoi si u interesua te OSHEE për këtë gjë, por sipas kësaj të fundit dhe asaj që bëri me dije banori prerja e energjisë është urdhëruar nga bashkia.
Po ashtu, banorët e tjeerë deklaruan se disa orë më parë dhe UKT kishte ardhur dhe ndërpreu ujin.