-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Nuk më lejuan të futem në Kosovë”, policia e Vuçiç ndalon politikanen serbe

Kryesoret

Politikania serbe në Kosovë  Rada Trajkoviç  me anë të një postimi në Twitter ka lajmëruar se policia serbe nuk e lejon të hyjë në Kosovë.

Sipas mediave serbe, Trajkoviç ka thënë se sot në mëngjes ka shkuar në një takim të paraparë me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, në vendkalimin Merdare, por se policia e ka ndaluar pa asnjë shpjegim dhe nuk e ka lejuar të kalojë.

“Sapo u futa në pikën e kalimit të Merdares. Jam e përjashtuar nga trafiku dhe pa shpjegim nuk më lejohet të hyj në Kosovë”.-shkruan ajo.

Para disa ditësh, kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova në llogarinë e saj në Twitter ka njoftuar opinionin se pas kërcënimeve që ka marrë vetë këto ditë, kërcënimet po vijnë edhe ndaj fëmijëve të saj.

Paraprakisht, politikania serbe nga Kosova i është drejtuar presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Twitter dhe e ka etiketuar në postimet e saj, ku thotë se ai nuk do ta frikësojë dhe se serbët në Kosovë duhet të heqin qafe kriminelët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit