-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Pas akademisë së barinjve vjen gafa e radhës”, PL: 760 milionë lekë për shkollë biçiklete

Kryesoret

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka reaguar për projektin e bashkisë, të cilin e ka cilësuar si “shkollë për biçikletat”.
Ai është shprehur se pas “Akademisë së Barinjve”, “pinoku i Tiranës” po harxhon 760 milionë lekë për mësimin e biçikletës

“Më datë 12 dhjetor 2022, pinoku i Tiranës ka firmosur dokumentet e tenderit për ndërtimin e një shkolle të tillë me një vlerë totale prej afro 760 milionë lekësh.
Harxhimi i kësaj shume kaq të madhe për një shkollë të tillë, në kohë krize është një abuzim i madh nga ana e kryebashkiakut, që kërkon të harxhojë 760 milionë lekë nga paratë e qytetarëve të Tiranës për të mësuar biçikletën.
Natyrisht që Tirana ka mjaft problem te tjera që kanë nevojë ulëritëse për vëmendjen e bashkisë. Fare mirë kryebashkiaku mund të investonte në shkollat e fshatrave ku fëmijët mësojnë në të ftohtë dhe përtej çdo kushti mininal,” është shprehur ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit