Ditën e sotme policia ka zbardhur skenën e vrasjes së Menduh Kurtdeda 61 vjeç është rrëmbyer, lidhur, dhunuar dhe më pas djegur për së gjalli në Majin e vitit 2017 në Kodër Shupal.
61 vjeç është rrëmbyer, lidhur, dhunuar dhe më pas djegur për së gjalli n nga Gazmir Ngota 39 vjeç dhe Marjeta Karaj 56 vjeç, dhe djali i kësaj të fundit Besmir Karaj 34 vjeç, i cili ndodhet në Itali është shpallur në kërkim.
“Dil te Xhamlliku”! Si e futi kolegia në kurth dhe dogji borxhliun në Tiranë?
Sipas informacioneve policore, viktima dhe Marjeta Karaj punonin së bashku në një organizatë të krijuar prej tyre. Karaj është drejtoreshë e qendrës “Ndihmë dhe kujdes për fëmijët jetimë të ushtarakëve, brenda dhe jashtë vendit”.
Sipas Balkanweb dyshohet se ajo ishte në një lidhje intime me viktimën.
Raportet mes tyre janë prishur për shkak të një borxhi. 56-vjeçarja, bashkë me të birin, Besmir Karaj, dhe shokun e tij Gazmir Ngota, kanë kontaktuar në zonën e Xhamllikut, KurtDedën, i cili fshihej prej kohësh, si pasojë e një borxhi 1 milion lekë të pashlyer. Pasi e kanë gjetur e kanë marrë me force në makinë dhe kanë shkuar në zonën e Alliasit, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij.
FOTO/ Kjo është drejtoresha e fëmijëve që dogji borxhliun në Dajt
Prej andej, Besmir Karaj dhe shoku i tij Gazmir Ngota 39 vjeç e dërguan me makinë 61-vjeçarin në një zonë të pyllëzuar në Kodër Shupal, ku e lidhën, e dhunuan dhe e dogjën me lëndë djegëse duke i shkaktuar vdekjen.