-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthen dhurata drejtuar zyrtarit ukrainas, plagoset polici polak

Kryesoret

Ministria e Brendshme e Polonisë njoftoi ditën e sotme se për shkak të një shpërthimi të një dhurate e cila i ishte drejtuar një zyrtari të lartë ukrainas ka mbetur i plagosur një shef policie.

Shefi i policisë polake, Jaroslaw Simczyk u shtrua në spital me lëndime të lehta.

“Dje, në orën 07:50, ka ndodhur një shpërthim në një dhomë ngjitur me zyrën e shefit të policisë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

“Një nga dhuratat që komandanti i policisë mori gjatë një vizite pune në Ukrainë më 11 dhe 12 dhjetor shpërtheu”, thuhet në deklaratë.

Simchik ishte takuar me zyrtarë nga policia e Ukrainës dhe shërbimet e urgjencës gjatë asaj vizite.

Ministria sqaroi se ai kishte marrë dhuratën nga një prej drejtuesve të shërbimeve të Ukrainës.

Në deklaratë thuhet se plagët e shefit të policisë janë “të lehta” dhe se ai mbetet në spital për vëzhgim.

Lëndime të lehta ka pësuar edhe një punonjës civil në komisariatin e policisë kombëtare, të cilat nuk kanë kërkuar trajtim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit