Janë zbuluar detaje të reja nga dhunimi i rojës së spitalit të Sarandës Fatri Mullaj nga Erion Canaj.
Sipas raportimeve i sherri ka ndodhur për një vend parkimi, pasi i riu kishte dërguar fëmijën në Spitalin e Sarandës.
Gjithashtu mësohet se gjendja e Mullajt nuk paraqitet e mire dhe se është nisur drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.