Një avion njëmotorësh është rrëzuar në ujërat grek, në afërsi të Kretës këtë të enjte.
Mediat greke kanë raportuar se si pasojë e rrëzimit ka mbetur i vdekur njëri nga pilotët.
Avioni i vogël me dy persona ishte nisur nga aeroporti i Heraklionit me destinacion Indonezinë dhe stacionin tjetër aeroportin e Hurghadës në Egjipt, kur u rrëzua në gjirin e malit Bad.
Anijet detare të rojës bregdetare shkuan në vendngjarje dhe gjetën dhe nxorën dy pasagjerët, një 26-vjeçar nga Afrika e Jugut, i cili dyshohet se ishte piloti kryesor i avionit, dhe një 68-vjeçar nga Indonezia.