Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka përcjellë disa mesazhe bashkimi për gratë, rolin dhe fuqizimin e tyre në shoqëri. Diplomatja kërkoi që të lihen pas ndasitë dhe dallimet, por të kujtojnë shprehjen e famshme të Skënderbeut dhe të ecin përpara.
“Bashkimi bën fuqinë, sa e kanë dëgjuar thënien e famshme të Skënderbeut? Është një nga thëniet e mia të preferuara. Vendi i gruas është kudo që do të jetë. Nuk është në shtëpi, apo kompani, as këtu dhe as atje. Nëse ju nuk doni.
Vendi i gruas është atje ku dëshiron që të jetë. Arsyeja që jam këtu është jo vetëm se kam punuar shumë, por është që jam ndihmuar nga njerëzit, nga nëna ime, por jo vetëm nga gratë por edhe nga burrat. Bashkimi bën fuqinë.
Duhet të mendojmë edhe për të kundërtën, që ndarja mbjell dobësi. Kjo përpjeke për të krijuar dallime. Burrat, gratë, veri, jug, gegë toskë, kjo apo ajo parti. Nuk është për përfitimin tuaj, por sjell ndarje, përçarje që përdor armiku” tha ajo.