Pas shumë spekulimeve është zbuluar më në fund data e nisjes së spektaklit të “Big Brother Vip Albania 2”. Arbana Osmani ka ndarë për ndjekësit e saj në Instagram promon e “BBVIP” ku zbulon se spektakli do të nisë me 24 dhjetor që përkon me natën e Krishtlindjeve.
“Ajo çfarë dua për Krishtlindje është…”- shkroi moderatorja krahas videos së publikuar.
Kujtojmë se Arbana ka zbuluar se edicioni i dytë i “Big Brother VIP” do të nisë së shpejti dhe se ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit ka një konkurrencë të madhe për të qenë ality show”- t. Teksa u pyet nëse mendon se do të ketë një dyshe “rivale” si Iliri dhe Donaldi, ajo tha se shpreson që jo.
Ndryshe nga viti i kaluar, janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera, nuk po them më të mira, por shumë më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë. Mesa duket kemi bërë një punë shumë të mirë edicionin e kaluar”, tha Arbana Osmani.