Edmond Papa nga Fieri por banues në Sarandë, u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e “Komunës së Parisit”. 49-vjeçari mbeti fillimisht i plagosur dhe u dërgua për mjekim në Spitalin e Traumës. Por rreth orës 17:25 ndërroi jetë për shkak të plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit. Policia thotë se 49-vjeçari Papa u qëllua me plumba pistolete.
Biznesmeni sapo kishte parkuar “G-Class”-in, kur plumbat u zbrazën mbi të
Mësohet se, ndaj 49-vjeçarit është qëlluar 9 herë me pistoletë., ndërkohë, kamerat e sigurisë kanë kapur lëvizjet e autorit kur ka hyrë i vetëm pranë lokalit. Viktima edhe pse i gjetur në befasi nga breshëria e plumbave ka munduar të reagojë dhe ka tentuar të godasë me tavllën e duhanit autorin.
Në vendngjarje shkoi edhe shefi i Komisariatit Nr.2, Edmond Pjetri, ndërkohë që, sa i përket autorit nuk ka asnjë të dhënë. Uniformat blu kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Larje hesapesh? Sapo kishte ardhur nga Anglia, zbulohet e shkuara e biznesmenit