-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK-u me drejtues të ri, Ambasadorja e BE përshëndet zgjedhjen e Altin Dumanit!

Kryesoret

Ambasadorja e delegacionit të BE në Shqipëri, Christiane Hohmann ka përshëndetur zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK.  Në një reagim diplomatja evropiane thotë se një SPAK efektiv është thelbësore për suksesin e reformës në drejtësi.

Rama: Urime drejtuesit të ri të SPAK-ut, pres rezultate konkrete

Po ashtu, Hohmann ka vlerësuar edhe Arben Krajën, i cili drejtoi këtë institucion për tre vite.

“Mirëpres zgjedhjen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë të zotit Altin Dumani si Kryetar i ri i SPAK. Urime! Shpreh vlerësimin tim të lartë për z. Arben Kraja për punën e bërë gjatë tre viteve të fundit. Një SPAK efektiv është thelbësor për suksesin e reformës në drejtësi”, thuhet në reagimin e ambasadores së BE-së, Christiane Hohmann.

Zgjedhja e kreut të SPAK, PD: Procesi u njollos që në nisje!

Altin Dumani u zgjodh sot kreu i SPAK për tre vitet e ardhshme. Dumani mori 5 vota të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kolegu i tij Ervin Kondili mori 4 vota, ndërsa prokurori Adnan Xholi 1 votë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit