Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar për lajmin e publikuar nga gazeta malazeze “Pobjeda” në një shkrim të botuar sot ku ka denoncuar një skandal të madh, duke thënë se Edi Rama dhe Dritan Abazoviç kanë thyer embargon e SHBA dhe BE, duke lejuar tregtinë e grurit dhe të plehrave kimikë mes Serbisë dhe Rusisë, përmes Portit të Durrësit.
Vasili thotë se me kryeministrin Edi Rama çdo ditë shënohet një skandal më i rënë dhe më i paimagjinueshëm se tjetri.
‘I gjithë operacioni u projektua dhe u krye me dijeninë e autoriteteve të Beogradit, Tiranës dhe Podgoricës dhe kontraktorët ishin njerëz shumë të afërt me autoritetet e këtyre tre vendeve. Me Edi Ramen Shqiperia po perjeton ditet me te errta te historise se saj.
Largimi i tij eshte me shume se mision dhe me shume se detyre patriotike sepse eshte ne rrezik ekzistenca e Shqiperise mijravjecare dhe e identitetit te cdo shqiptari. P.S.Dokument i publikuar nga gazeta malazeze Pobjeda qe provon gjithçka.’, shkruan ndër të tjera Petrit Vasili.