Policia e shtetit ka publikuar pamjet e momentit kur forcat RENEA kanë arrestuar 49-vjeçarin Besnik Pjetri i cili ishte në kërkim për vrasje të dyfishtë, vjehrrin dhe kunatin.
Gjatë operacionit “Fundi i arratisë”, i shumëkërkuari u arrestua në një banesë të braktisur në Kaçinar, Mirditë. 49-vjeçari më 29 gusht vrau babanë dhe vëllain e ish-gruan në banesën e tyre, në Grykë-Zezë, Lezhë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë i ka caktuar 49-vjeçarit, në mungesë, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi nga veprimet hetimore, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Vrau kunatin dhe vjehrrin, arrestohet i shumëkërkuari Besnik Pjetri