Në orët e vona të ditës që lam pas, 35-vjeçari Festim Fasa humbi jetën si pasojë e një aksidenti në aksin TEG-Shkozë. Aksidentin e ka bërë të ditur policia me anë të një njoftimi zyrtar.
“Në aksin rrugor “TEG-Shkozë”, në mesnatë, në afërsi të xhamisë së Farkës, shtetasi Festim Hasa 35 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Nga përplasja, 35-vjeçari ka humbur jetën,” njoftoi policia.