Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore, për të diskutuar propozimet e ekspertëve të komisionit përfaqësues të Partisë Demokratike, lidhur me ndryshimet ligjore për zgjedhjet vendore.
Mbledhja është shoqëruar me debate në lidhje me drejtimin me mënyrën e drejtimit të seancës nga kryetari i grupit parameter të PD-së Enkelejd Alibeajt dhe ministri Damian Gjiknuri.
Ministrja Delina Ibrahimaj dhe deputeti i PL-së Petrit Vasili bënë thirrje për zbatim të rregullave nga të dy drejtuesit.
“Ky është komisioni i deputetëve të Kuvendit, eksprtët janë ndihmës, lehtësues të këtij procesi. Aq është e vërtetë sa që produktin e tyre, kjo tavolinë mund ta mbështesë apo ta rrëzojë. Ju them administrojeni siç është për t’u drejtuar këtë komision. Jeni thjesht lehtësues të standardit, boll është bajatosur ky komision. Jepini standard. Drafti është një i vetëm. Nuk ka mendime alternative mesa kam parë. Kjo është pjesa e atij që quhet debat politiko-teknik. Sa më parë të futemi në këtë lloj debati, aq më mirë është. Këto shpenzime kohësh parazite na fusin në përplasje.”, tha Petrit Vasili.
“Nuk ka nevojë të shpikim rregulla si duhet të menaxhohen komisionet. Mesa po shikoj ky komision nuk po menaxhohet ashtu siç duhet. Nëse ne i kemi thirrur ekspertët duhet ti dëgjojmë qoftë për të dëgjuar qëndrimet, qoftë të qartësuar situatën. Kërkohet një ekuilibrimi i mendimeve vë si të maxhorancës si të opozitës.” u shpreh Ibrahimaj.
“Më korrekte seç po mundohemi ta bëjmë duke qenë se jemi dhe dy bashkëkryetar, nuk mendoj se ka. Ne ju kemi thënë kohë për të diskutuar dhe për kundërshtuar. Madje dhe jemi kritikuar pse nuk kemi nuk jemi mbledhur shpesh si komision por ne ju kemi dhënë kohë për të analizuar ekspertëve.” u përgjigj Enkeljd Alibej.