Kryeministri Edi Rama reagoi në një postim në rrjetet sociale pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut, që është Altin Dumani. Ai thotë se procesi foli vetë dhe tani uroi drejtuesin për rezultate konkrete.
“Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK foli vetë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë dhe të gjitha thashethemet e katundit politik e mediatik për kapjen e s’kapjen e SPAK-ut nga regjimi i mori era! Urime drejtuesit të ri dhe fjalën le ta marrë puna me rezultate konkrete” shkruan ai.
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se Edi Rama donte shef SPAK-u, Edvin Kondili përballë të preferuarit të SHBA-së, që ishte Dumani, që në fund u zgjodh me një votë më shumë.