Vendi ynë pritet që ditën e shtunë të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu.
Reshjet priten të jenë me intensitet mesatar e në veriperëndim me intensitet deri të lartë.
Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e mëngjesit të ditës së shtunë.
Me pas gradualisht reshjet e shiut dot të humbasin intensitet dhe territor duke mbetur prezente të herë pas hershme por me intensitet të ulët.
Në orët e pasdites reshjet e shiut do të ndërpriten në të gjithë vendin.