Besmir Karaj, i shpallur në kërkim si një nga autorët e vrasjes së Menduh Kurtdedës, rezulton të ketë qenë në Shqipëri vetëm dy javë më parë. 34-vjeçari ka hyrë në territorin shqiptar në fund të nëntorit dhe ka qëndruar disa ditë për t’u larguar sërish në Itali, ku jeton prej rreth 2 vitesh.
Por arrestimi i tij në atë kohë ka qenë i pamundur, pasi policia nuk kishte ende prova të forta të implikimit te tij. Vetëm pasi është larguar nga Shqipëria, bashkëpunëtori i tij, Gazmend Ngota, e ka pranuar krimin përpara hetuesve, duke implikuar drejtpërdrejt Karajn.
Pas dëshmisë së Ngotës policia arrestoi nënën e Besmir Karajt, Marjetën, si personin që dyshohet se kishte urdhëruar marrjen peng, vrasjen dhe djegien e Menduh Kurtdedës, pasi ia nuk po i kthente një borxh prej 10 mijë eurosh, shkruan Klan. Kurtdeda i fshihej Marjeta Karajt dhe të birit, por ata e gjetën në zonën e Xhamllikut dhe pasi e morën forcërisht në makinë e çuan në pyllin e fshatit Kodër Shupal në Tiranë, e lidhën me zinxhirë pas një peme dhe e dogjën të gjallë. Për kapjen e Karajt, autoritetet shqiptare po bashkëpunojnë me partnerët italianë.
“Ju përgjërohem….”! Vrasësi: E kishim porosi! E lidhëm dhe e spërkatëm me benzinë…(E PLOTE)