-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I preferuari në krye të SPAK-ut, Yuri Kim: Na ke krah, vepro pa frikë

Kryesoret

Altin Dumani, i cilësuar si i preferuari i SHBA-ve është zgjedhur në krye të SPAK. Për këtë ambasada në Tiranë ka reaguar dhe i ka ofruar atij mbështetjen e plotë për postin e ri.

Po ashtu në mesazhin e përcjellë ka vlerësuar dhe punën e Arben Krajës, si personi që ka vendosur themelet e Prokurorisë së Posaçme.

Presim me kënaqësi të mbështesim zotin Dumani dhe SPAK-un ndërsa ata vazhdojnë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Puna e SPAK-ut duhet të vazhdojë të demonstrojë që askush nuk është mbi ligjin. Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund. Reforma në drejtësi nuk është vetëm një kusht për anëtarësimin në BE, është një kërkesë e drejtë e popullit shqiptar. Shtetet e Bashkuara do qëndrojnë gjithnjë krah popullit shqiptar.
Falënderojmë Këshillin e Lartë të Prokurorisë për një proces përzgjedhës i cili pati qëllim të siguronte integritetin e procesit. Është thelbësore për institucionet e drejtësisë që të veprojnë me integritet, pa frikë apo favore.
Vlerësojmë shumë zotin Kraja për udhëheqësinë dhe përkushtimin e tij si Kryeprokurori i SPAK. Ai vendosi themele të forta mbi të cilat pasardhësit e tij mund të ndërtojnë.” ka shkruar Ambasada në Facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit