Shoh që ka shumë teori spekulative që po qarkullojnë (për zgjedhjen e kreut të SPAK-ut). Desha të shpjegohem. Dua të shpjegoj pse kam ardhur. Është një moment i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi dhe SPAK. Pse erdha? Erdha për të thënë saktësisht, për të theksuar se ky është një moment i rëndësishëm.
Erdha për të thënë, që ajo që është e rëndësishme për këtë tranzicion është integriteti i procesit. Nuk jam këtu për t’i thënë askujt se kë duhet të votojë apo se kë nuk duhet të votojë. Nuk ka asnjë mesazh të fshehur. SHBA kanë qenë të drejtpërdrejta me popullin shqiptar dhe ju e dini këtë.
Ju e dini faktin që vetë nuk jam një person që i bën gjërat e buta. Unë them ato që nënkuptoj ato që them nënkuptoj ato që them dhe përfaqësoj politikën e SHBA. Mbetet prioritet i SHBA që Reforma në Drejtësi të mund të zbatohet plotësisht. Është bërë shumë përparim dhe vërtetë shumë njerëz meritojnë meritë për këtë duke filluar me qeverinë e këtij vendi dhe për këtë meriton të vlerësohet.
Merita i shkon edhe opozitës, edhe kritikëve që e mbajnë qeverinë të ndershme sepse kjo është puna e tyre. Merita i shkon gjithashtu të tjerëve që marrin pjesë në këtë proces. I shkon medias dhe qytetarëve. Puna e SHBA në këtë proces është që t’ju mbështesë. Ju duhet ta doni Reformën në Drejtësi ju duhet ta doni ndryshimin më shumë se sa ne.
Anekënd është e qartë për mua që njerëzit kërkojnë ndryshim. Andaj ky është një çast i rëndësishëm. Është i rëndësishëm për anëtarët e KLP që kanë dëgjuar kandidatët dhe u kanë bërë pyetje të vështira.
Jemi me fat sepse kemi 3 kandidatë që janë vërtetë shumë të kualifikuar, që të tre. Përpara tyre kanë një vendim të vështirë. Baza e këtij vendimi duhet të jetë objektiv dhe duhet të jetë ekzaminim i kritereve dhe i kualifikimeve. Nuk duhet në fakt të bazohet nga perceptimi kërcënimi ose premtime favori. Kjo do të thyente integritetin e atij procesi.