Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ndodhet në godinën e “Polit të Drejtësisë” ku po zhvillohen intervistat me 3 kandidatët që kërkojnë të marrin drejtimin e SPAK. Ambasadorja erdhi në momentin që po intervistohej kandidati i tretë.
Edvin Kondili gjatë mbledhjes së KLP ka theksuar se kandidatura e tij për këtë post vjen për herë të dytë. Teksa u ndal tek fakti se gjatë karrierës së tij 15-vjeçare pranë Prokurorisë të Krimeve të Rënda nuk ka pasur asnjëherë rolin e drejtuesit, një fakt që siç tha mund të jetë parë si pikë e dobët përpara këshillit, ai theksoi se në fakt e këtë e sheh si pikë të fortë të tij, duke argumentuar edhe përse.
“Përgjatë 15 viteve kur unë kam qenë prokuror i Krimeve të Rënda është e vërtetë që për asnjë moment unë nuk kam patur rolin e drejtuesit. Për aq sa jam njohur edhe publikisht, ndoshta mund të ketë qenë dhe një nga momentet që më ka penalizuar para këshillit, që nuk kisha qenë asnjëherë drejtues.
Gara për kreun e SPAK-ut, Kondili: Jam prokurori që sekuestroi mbi 700 kg kokainë
Unë personalisht vazhdoj të shpreh pavarësisht kriterit të përcaktuar nga këshilli, mendimin tim, që mosqenia drejtues gjatë asaj periudhe, edhe pse mund të jetë konsideruar nga këshilli si pikë e dobët, në vlerësimin tim dhe për mua personalisht unë e konsideroj si një pikë të fortë për veten.
Duke patur parasysh mënyrën e përgjithshme të mënyrës sesi caktoheshin dhe promovoheshin shumica e drejtuesve në një sistem të centralizuar, kur ishte direkt preferenca e prokurorit të përgjithëm sipas persceptimit tim kjo, pa dashur të flas për asnjë koleg të nderuar që mund të ketë ushtruar me përkushtim detyrën e drejtuesit e prokurorisë në atë kohë” tha ai.