Shkon në tetë numri i personave të arrestuar për skemën fiktive me anë të së cilës i vodhën shtetit 3 mln euro. I arrestuari i fundit është italiani Mauro Guadangoli 60 vjeç, banues në Itali, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Damage”, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
60-vjeçari, në bashkëpunim me 12 persona të tjerë (8 të vënë në pranga, 5 ende në kërkim) dyshohet se përmes mashtrimit, kanë krijuar dhe menaxhuar subjekte tregtare fiktive, nëpërmjet të cilave kanë qarkulluar vlera të konsiderueshme parash, të padeklaruara në organet tatimore, duke i shkaktuar kështu shtetit shqiptar, një dëm financiar prej 3 milionë eurosh.
Të arrestuarit e tjerë;
Besim Ruçi
Anxhelo Ruçi
Bledar Gupe
Amarildo Hasrama
Xhersi Sulaj
Nelit Mihola
Ajet Aluku