Reshjet e shiut kanë bllokuar nën kalimin në zonën e Fushë Mamurrasit, i cili është i pakalueshëm nga mjetet e vogla.
Emergjenca Civile ka njoftuar se ka pasur në Milot, në rrugën e Kombi, pasi ujërat kanë vërshuar në afërsi të dy banesave.
570 hektarë tokë janë ende nën ujë në qarkun e Lezhës. Reshjet të dendura shiu mëngjesin e sotëm kanë përfshirë dhe zonën e Kurbinit, dhe atë të Krujës.
Në Shkodër shtabi i emergjencave raporton se janë 3020 ha tokë nën ujë, 250 ha më shumë se u shënua pasditen e djeshme. Në Bashkinë Mirditë ka pasur sasi të mëdha shiu dhe breshëri në disa zona.