Tre ditë më parë katër persona vdiqën në brigjet e Anglisë, pasi gomonia me të cilën ishin nisur nga Franca drejt ishullit u fundos.
34 emigrantë që ishin në bord fatmirësisht shpëtuan. Mes tyre u identifikua edhe një shqiptar. Ai quhet Denis dhe është nga zona e veriut të Shqipërisë.
Ishte Fatbardha Çelaj, përkthyese në spitalin e Kentbury në Britaninë e Madhe që konfirmoi lajmin tre ditë më parë për “5pyetjet.al” se Denisi, 26-vjeç ndodhet në gjendje shumë të mirë.
Çelaj ka bërë një postim në Facebook që duket se i referohet të riut shqiptar, që është i traumatizuar nga ajo që ka kaluar dhe vazhdon trajtimin në spital.
“I shpëton vdekjes, por nuk i shpëton traumës. Kthehu, kthehu, ke nevojë për trajtim special. Jemi këtu në cdo kohë dhe cdo herë për të ndihmuar” shkruan ajo.
Lë pas afganët! BBC: Shqipëria në krye të listës për fluksin e emigrantëve drejt Anglisë