-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mam jam mirë”! Doli nga deti në Angli, ku ndodhet Denisi? Shqiptarja flet te “5pyetjet.al”

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Katër persona vdiqën në brigjet e Anglisë në orët e para të ditës së sotme, pasi gomonia me të cilën ishin nisur nga Franca drejt ishullit u fundos.

34 emigrantë që ishin në bord fatmirësisht shpëtuan. Mes tyre deri tani është identifikuar edhe një shqiptar. Ai quhet Denis dhe është nga zona e veriut të Shqipërisë.

Fatbardha Celaj, përkthyese në spitalin e Kentbury në Britaninë e Madhe tha për “5pyetjet.al” se Denisi është 26-vjeç dhe tani ndodhet në gjendje shumë të mirë, por theksoi se është i traumatizuar nga ajo që ka kaluar.

Celaj tregoi më tej bisedën që kishte pasur me Denisin që tani ndodhet në spitalin e Kentbury dhe mesazhin e tij për prindërit në Shqipëri.

Denisin e kam këtu pranë. Nuk mund të flasë dhe nuk dëshiron që të bëhet publik. Më ka dhënë adresën të cilën mund të kontakt me prindërit tij nga zona e veriut të Shqipërisë. Fola. Ju përcolla prindërve mesazhin e tij; “Jam mirë”.

Kaq më tha që t’ju thosha prindërve të tij. Kaq u mjafton atyre, që ai është mirë. Denisi është shumë mirë dhe unë do të kujdesem për atë. Ai është 26-vjeç.

Deri tani nuk është akoma identifikuar asnjë shqipfolës tjetër. Denisi është në kaos të vërtetë. Ka kaluar shume shumë, një truam të vërtetë, ndodhem pranë tij” tha ajo te “5pyetjet.al”.

Lë pas afganët! BBC: Shqipëria në krye të listës për fluksin e emigrantëve drejt Anglisë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit