Gjermani ka ndërmarrë masa përpara dimrit në një përpjekje për të reduktuar varësinë energjetike nga Kremlini.
Mediat gjermane raportuan ditën e sotme se kancelari gjerman, Olaf Scholz ka inaguruar terminalin e parë të gazit të lëngshëm në vend.
Kancelari ishte i shoqëruar nga zëvendës kancelari i tij, ministrin aktual i Ekonomisë, Robert Habeck dhe ministrin e Financave Christian Lindner.
Siç raporton gazeta gjermane “Bild”, politikanë të rangut të lartë të motorit me avull të Eurozonës morën pjesë në hapjen e terminalit të parë lundrues LNG në brigjet e Detit të Veriut në Wilhelmshaven të Saksonisë së Ulët.
Të veshur me helmeta dhe xhaketa të verdhë, Solz, Hambeck dhe Lindner vizituan “Anijen e Shpresës”, për të cilën ata vënë bast se do të sigurojë një dimër të ngrohtë.
Anija që mbërriti e ngarkuar me gaz të lëngshëm shumë shpejt do të shndërrojë gazin natyror të lëngshëm të transportuar nga cisternat në një gjendje të gaztë që ushqen rrjetin gjerman të gazit.
Kjo është planifikuar të ndodhë për herë të parë javën e ardhshme.
Siç thekson gazeta gjerman afërsisht 6% e nevojave të Gjermanisë për gaz natyror do të furnizohen përmes këtij terminali në baza vjetore.
Në inaugurimin e terminalit të parë të gazit të lëngshëm, kancelari gjermane vlerësoi gjithashtu disponueshmërinë e shpejtë të sistemeve, gjë që vështirë se dukej e mundur disa muaj më parë.