-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Papa Françesku feston ditëlindjen e tij të 86-të, jep çmimin “Nënë Tereza” për 3 bamirës

Kryesoret

Papa Françesku ka festuar sot ditëlindjen e tij të 86-të duke shpërblyer tre persona për punën e tyre bamirëse.

Një nga këta persona është edhe një të pastrehë, i cili jep një pjesë të lëmoshës që merr për të pastrehët e tjerë.

Papa i nderoi këta tre qytetarë me çmimin “Nënë Tereza” në shenjë mirënjohjeje për format e tyre të ndryshme të bamirësisë.

Burri i pastrehë që u shpërblye u identifikua nga Vatikani vetëm me emrin e tij të parë , Gianpiero dhe me pseudonimin me të cilin ai njihet në mesin e të pastrehëve, Ne.

Dy të nderuarit e tjerë janë prifti françeskan Hana Zalouf, një sirian që punon në atdheun e tij dhe industrialisti italian Silvano Petrolo për punën e tij në ndërtimin e shkollave dhe sjelljen e ujit të pijshëm për të varfërit në vendet në zhvillim.

Papa u dha atyre gjatë një ceremonie të mbajtur në Vatikan.një glob të vogël në një kornizë në formë kubi me një imazh të Nënë Terezës duke mbajtur një fëmijë.

Në ceremoni Papa i puthi dorën të pastrehit dhe një nga murgeshat e urdhrit të themeluar nga Nënë Tereza i vendosi papës një kurorë me lule në qafë.

Në një ngjarje të veçantë, studentët nga një seminar në Romë i dhuruan Papës një tortë ditëlindjeje.

Pasi asnjë ngjarje e veçantë nuk ishte planifikuar për të festuar ditëlindjen e Papës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit