Hetimi i Kongresit për trazirat e vitit të kaluar në Kapitol thuhet se do të rekomandojë tre akuza penale kundër ish-presidentit Donald Trump.
MKomiteti i përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve do të kërkojë një akuzë të paprecedentë për kryengritje kundër një ish-presidenti amerikan, sipas mediave amerikane.
Paneli pritet të publikojë raportin përfundimtar javën e ardhshme.
Kongresmenja e Kalifornisë, Zoe Lofgren, një tjetër anëtare e panelit, i tha CNN se ligjvënësit kanë qenë “shumë të kujdesshëm në hartimin e këtyre rekomandimeve dhe duke i lidhur ato me fakte.
Mbështetësit e Trump sulmuan Kongresin më 6 janar 2021 në një përpjekje për të ndaluar certifikimin e Joe Biden si president.
Përveç kryengritjes, sipas mediave të ndryshme, paneli do të sugjerojë që Trump të akuzohet për pengim të një procesi zyrtar dhe komplot për të mashtruar Shtetet e Bashkuara.
Nëntë anëtarët kanë në duar një raport me tetë kapituj, duke u mbështetur në intervistat me më shumë se 1000 dëshmitarë, dhe ta dorëzojnë atë në Departamentin e Drejtësisë.
Ky institucion – i cili tashmë po heton rolin e Trump në trazira – nuk është i detyruar të marrë në konsideratë referimet nga asnjë panel i Kongresit.