Mbyllet 2-1 për Kroacinë pjesa e parë. Dy gola për 9 minuta dhe i treti në fund.
Finalja e vogël e Botërorit mes Kroacisë dhe Marokut për vendin e tretë nisi me spektakël. Fillimisht ishte Kroacia që shënoi në minutën e 7 me Gvardiol.
Një skemë perfekte nisur nga një goditje dënimi përfundoi me topin në rrjetë.
Por afrikanët reaguan shpejt, me të njëjtën skemë dhe mënyrë nga një goditje dënimi shënuan duke barazuar 2 minuta më pas.
Tre minuta nga fundi i pjesës së parë Kroacia kaloi në avantazh me Orsic.